Fjalë Kyçe

Danimarka e konsideron Kosovën vend me rrezik të lartë nga koronavirusi

Danimarka e konsideron Kosovën vend me rrezik të lartë nga koronavirusi

Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës ka rekomanduar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë drejt Kosovës deri më 31 gusht 2020.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë ka bërë me dije se Kosova nga autoritetet daneze kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19.

Pas kthimit në Danimarkë, qytetarët duhen të vetizolohen 14 ditë, apo të kenë dëshminë që rezulton negativ nga COVID-19 jo më i vjetër se 4 ditë.

“Kosova nga autoritetet daneze kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19, me ç’rast vlejnë rregullat që pas kthimit në Danimarkë qytetarët duhen të vetizolohen 14 ditë, apo të kenë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19 jo më i vjetër se 4 ditë”, thuhet në njoftim.

Kalimi transit lejohet në Danimarkë.