Fjalë Kyçe

Dardan Krivaqa shprehet i penduar në Gjykatë: Kisha dashtë me e kthy kohën pas

Dardan Krivaqa shprehet i penduar në Gjykatë: Kisha dashtë me e kthy kohën pas

Dardan Krivaqa, i akuzuar për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, është shprehur i penduar për atë që ka ndodhur.

Ai ka thënë që do të dëshironte që ta kthente kohën pas.

Siç raporton Klan Kosova, Krivaqa në gjykatë ka thënë se është penduar për aktin.

“Shpreh keqardhje, m’vjen keq për çkado që ka ndodh edhe që i kom lëndu”, ka thënë Krivaqa në gjykatore.

“Çkado që thom nuk ka vlerë. Ma shumë se unë që e ka deshtë të ndjerën s’e ka deshtë kërkush”.

Të martën ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arber Sejdiut që akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

Ky shqyrtim gjyqësor është destinuar për fjalën përfundimtare.

Mbrojtja ka kërkuar dënim të përjetshëm për Krivaqën dhe Sejdiun.