Fjalë Kyçe

“Dardanët” me njoftim para sfidës ndaj Bullgarisë

“Dardanët” me njoftim para sfidës ndaj Bullgarisë

Kombëtarja e Kosovës do të nis garat kualifikuese për në EURO 2020 ditën e hënë ku përball do ta ketë Kombëtaren e Bullgarisë, shkruan Gazeta Alo.

Tifo grupi i Kombëtares sonë “Dardanët” kanë dalur me një njofim për këtë sfidë tejet të rëndësishme.

Ky është njoftimi.

Të hënën fillon kapitulli i ri, ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Europian 2020.

Të hënën në Prishtinë, Kosova e jonë përballet me Bullgarinë. Si gjithmonë, stadiumi ‘Fadil Vokrri’ shtëpia e futbollit tonë, do të jetë përplot.

Të hënën, ne nga tribunat do të jemi vërtetë lojtari i 12-të i Kosovës. Nga sekonda e parë deri te e fundit, do të jemi përkrah djelmoshave tanë.
Ta vazhdojmë ëndrrën e Europianit së bashku.

Ta kujtojmë legjendën Fadil Vokrri me duartrokitjen tradicionale në minutën 9.
Ta nisim për së mbari rrugëtimin e ri.
Nga vendi i trimnisë dhe çerdhja e dashurisë – në Europian.

Sqarim: Dardanët posedojnë biletat në sektorin Veriu si në ndeshjet e kaluara, dhe bileta në dispozicion janë vetëm për antarët e tifo-grupit “Dardanët”.
Të gjithë ju që jeni të pajisur ne kartelë, kontaktoni numrat përgjegjës në qytete tek të cilët keni bërë aplikimin, për tu pajisur me biletë dhe informata rreth udhetimit dhe vend-takimit të të gjithë Dardanëve.

Prishtinë, Lorik Berisha, 049/970-561
Mitrovicë, Vedat Kurshumliu, 049/970-562
Pejë, Nermin Ferizi, 049/970-563
Prizren, Arianit Rexhaj, 049/970-564
Ferizaj, Driton Spahiu, 049/970-565
Gjilan, Avdyrahim Salihu, 049/970-566
Valon Selimi, 049/970-567
Skënderaj, Flamur Mustafa, 049/970-568

#unëbiriytkosovë #unëbijajotekosovë #Kosova #dardanët #dardanians #raisedbywar #strongerthanfear #KOSBUL