Fjalë Kyçe

“Dardanët” me njoftim për ndeshjen e sotme, Kosovë U21 – Turqi U21

“Dardanët” me njoftim për ndeshjen e sotme, Kosovë U21 – Turqi U21

Kombëtarja e Kosovës U21 do të përballet sonte ndaj Turqisë U21 në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00, shkruan Gazeta Alo

Tifo grupi Dardanët me anë të një njoftimi në rrjetet sociale kanë bërë thirrje që tifozët të jenë në numër sa më të madh për ta mbështetur Kombëtaren tonë.

Ky èshtë njoftimi nga Dardanët.

Sonte nga ora 20:00 luanët Dardanë ballafaqohen me Turqinë në kuadër të kualifikimeve për Europianin 2021.
Ju ftojmë të gjithëve që në numër sa më të madh të jemi në përkrahje të djelmoshave tanë në këtë ndeshje mjaftë të rëndësishme.

“Dardanët” mblidhen tek hyrja L1 ku do bëhet edhe shpërndarja e biletave nga ora 19:00.
FORCA KOSOVË 🇽🇰💛💙