Fjalë Kyçe

Dardanët sigurojnë 3 mijë bileta për lojën e Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut

Dardanët sigurojnë 3 mijë bileta për lojën e Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut

Nuk ka dyshime, ndeshja gjysmëfinale e Play-Offit në Ligën e Kombeve, ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Kosovës, do të luhet më 26 mars të vitit 2020, në Shkup.

Sipas portalit sportiv maqedonas, “Sport”, Federata e Futbollit të Maqedonisë, ka vendosur që ndeshja të luhet në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup.

Madje, drejtuesit e federatës maqedonase, kanë pasur kontakte të vazhdueshme me UEFA-në, rreth organizimit të kësaj ndeshjeje, transmeton KTV.

Sa u përket biletave, UEFA ka vendosur të ndajë 8 për qind të biletave për tifozët mysafirë. Stadiumi në Shkup ka kapacitet prej 30 mijë ulëseve dhe me rregulloren e UEFA-së, 3 mijë bileta do t’u takojnë “Dardanëve”. Portali maqedonas Sport, shkruan se do të ketë regjim special për shitjen e biletave, që do t’u takojnë nikoqirëve.

Ndeshja gjysmëfinale në Play-Offin e Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, do të luhet më 26 mars nga ora 20:45. Fituesi i këtij takimi, do të luajë ndaj Gjeorgjisë apo Bjellorusisë, në luftën për një biletë në Evropian.