Tifozët e Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, kanë marrë një iniciativë fisnike për festat e fundvitit.
Ky grup i tifozëve ka njoftuar se me datat 29, 30 dhe 31 dhjetor, do të shpërndajnë dhurata simbolike për disa kategori të fëmijëve në Kosovë.
Njoftimi i plotë i “Dardanëve”:
Për njëri tjetrin!
Në këtë fundvit, më saktë në datat 29-30-31 dhjetor (shtune/diele/e hënë), ne Dardanët, që përfaqësojmë tifozërinë e Kosovës , deshirojmë të bëjmë nga një dhuratë simbolike fëmijëve bonjak në fshatin SOS, fëmijëve me Doën Syndrome, fëmijëve të cilët festat e fundvitit duhet t’i presin në spitale për shkak të sëmundjeve të rënda si dhe fëmijeve të familjeve në varfëri ekstreme dhe fëmijëve të dëshmorëve të Kosovës, për të cilët një dhuratë e vogël nuk do të përmireson jetën e tyre, por do të ishte një gëzim sado i vogël në këto ditë festive.
Kryesia e Dardanëve bashkë me stafin e ngushtë dhe koordinatorët e të gjitha qendrave, do të bëjë shpërndarjen e dhuratave në ditët e cekura në të gjitha regjionet e Kosovës. Këtë nismë e kemiquajtur “Për njëri-tjetrin”.