Fjalë Kyçe

Dasmë në pandemi: Nusja me COVID-19 martohet nga dritarja

Dasmë në pandemi: Nusja me COVID-19 martohet nga dritarja

Pavarësisht pengesave të ndryshme gjatë rrugës asgjë nuk mund t’i ndalë Lauren Jimenez dhe Patrick Delgado të martoheshin – madje as COVID-19.

Pandemia i kishe detyruar që ta ndryshonin listën e mysafirëve dhe vendin ku do ta bënin dasmën tri herë, por ndodhi edhe ajo që nuk pritej kur Jimenez doli pozitive me COVID-19 vetëm pak ditë para ditës së tyre të madhe që ishte më 20 nëntor.

Megjithatë, Jimenez dhe Delgado – që ishin së bashku për katër vjet dhe u fejuan më 24 maj 2019 – vendosën që ta mbajnë dasmën që ishte unike.

Jimenez kishte veshur fustanin e saj të bardhë dhe kishte dalur në dritaren e dhomës së fjetjes në katin e dytë të shtëpisë së nënës së saj në Ontario të Kalifornisë, derisa 27 vjeçari Delgado qëndroi poshtë dritares në oborrin e shtëpisë.

“Edhe pse kjo padyshim nuk është mënyra se si e kemi paramenduar ditën e dasmës, unë dhe Patrick arritëm që t’i betohemi njëri-tjetrit”, ka thënë 29 vjeçarja Jimenez për “Good Morning America”, duke shtuar se ajo ishte mërzitur shumë kur kishte kuptuar se kishte rezultuar pozitive me COVID-19.

Delgado e anuloi krejt ceremoninë, derisa u sigurua që zyrtari për kurorëzim dhe fotografi do të ishin pjesë e kësaj ceremonie të improvizuar.


“Patrick ka qenë i mrekullueshëm. Meqë ne nuk jetojmë së bashku, ai më ka thirrur çdo ditë me FaceTime dhe ma ka përsëritur vazhdimisht se do ta kalojmë çdo gjë së bashku”.