Po mbyllen detajet e fundit të marrëveshjes, para se firmat në kontratë të hidhen e zeza mbi të bardhë.
Shumë shpejt, Matthijs De Ligt do të bëhet lojtari më i ri i Juventusit. Operacioni thuhet se ka përfunduar, në bazë të 75 milionë eurove që bardhezinjtë do të paguajnë në arkën e Ajax.
Pritet njoftimi zyrtar i zakonshëm në kësi rastesh, por, ndërkohë, ka ardhur një konfirmim “social” i transferimit të menjëhershëm të De Ligt në Torino.
Qendërmbrojtësi holandez i ka dhënë “like” një postimi në Instagram të atij që do të jetë partneri i ardhshëm në fushë, Giorgio Chiellini, ndërsa ky i fundit shfaqej në foto duke djersitur në stërvitje.
Ndër të ngjashmit me to llogaritet edhe Leonardo Bonucci. Kjo treshe difensive shikohet si “bunkeri” i ri i Juventusit në shërbimin e trajnerit Sarri.