Fjalë Kyçe

Dëbohet dhe gjobitet shqiptari që shpalosi flamurin kombëtar në kalanë e Ohrit

Dëbohet dhe gjobitet shqiptari që shpalosi flamurin kombëtar në kalanë e Ohrit

Gjykata e Ohrit ka gjobitur, dëbuar dhe ndaluar hyrjen në Maqedoninë e Veriut për 5 vite, shtetasin zviceran i cili kishte shpalosur falmurin kombëtar në Kalanë e Samoilit në Ohër.

Alsat raportoi se policia kishte ndaluar dy persona në lidhje me këtë rast, dhe personi që është gjobitur është me prejardhje nga Kosova.

Bëhet fjalë për Gjergj Prenkocajn, 50 vjeç, shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Kosova.

Ai bënte pjesë në grupin e valltarëve arbëreshë të ardhur nga Italia që këto ditë po qëndrojnë në Ohër dhe Strugë.

Avokati i tij, Ardian Demiri, konfirmoi se klientit të tij i është shqiptuar masa e ndalim hyrjes për 5 vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe një gjobë prej 1,100 eurosh e cila është paguar menjëherë në Gjyqin e Ohrit.

Ai është larguar mbrëmë nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Thanës, i shoqëruar nga policia.