Fjalë Kyçe

Debutim katastrofal i Muriqit, pëson 11 gola në dy ndeshje

Debutim katastrofal i Muriqit, pëson 11 gola në dy ndeshje

Portieri i Kosovës Arijanet Muriq ka nisur si më keq karrierën te Willem II në Holandë. Shtatlarti ka pësuar plot 11 gola në dy ndeshjet e para, statistikë që nuk i bën nder asnjë portieri.

Willem II të premten mbrëma humbi 6:0 në shtëpi nga Utrechti, në kuadër të kampionatit të Holandës. Në disa prej golave pa përgjegjësi nuk ishte as Muriq.

Ai e kompletoi ndeshjen, por nxori shpesh topin nga rrjeta. Në ndeshjen debutuese te Willem II, të dielën kundër Feyenoordit, Muriq pranoi pesë gola. Skuadra e tij humbi 5:0. Të premten ishte edhe më keq.

Willem II është në vend të parafundit në kampionatin holandez me 13 pikë nga 22 ndeshje. Është pritur shumë nga Muriqi dhe po ashtu portieri ka pritur të kthej karrierën në binarë me huazim te Willem II. Por fillimi duket dëshpërues.

Muriq ka pasur periudha të vështira edhe te Girona e Nottingham Foresti. Është lojtar i Manchester Cityt që vazhdimisht po e huazon.