Fjalë Kyçe

Debutoi me asist në fitoren e Lyonit, ky është Xherdan Shaqiri (Video)

Debutoi me asist në fitoren e Lyonit, ky është Xherdan Shaqiri (Video)

Superylli shqiptar, Xherdan Shaqiri e ka nisur për mrekulli aventurën e tij në kampionatin francez, me skuadrën e Lyonit.

Shaqiri dhuroi një asist sonte në fitoren e gjigantit francez me rezultatin 3:1 kundër Strassbourgit.

Ai asistoi për golin e dytë të vendësve.

Ish ylli i Liverpoolit e nisi ndeshjen nga minuta e parë sonte.

Ishte minuta e 64-të kur Xherdan Shaqiri asistoi për Jason Denayer, që realizoi për 2-0.

Ky ishte asisti i parë i lojtarit nga Zhegra e Gjilanit, pasi kompletoi në këtë verë kalimin te Lyoni nga Liverpooli.