Fjalë Kyçe

Deda: Marrëveshja Thaçi–Vuçiq i jep Serbisë qindra kilometra

Deda: Marrëveshja Thaçi–Vuçiq i jep Serbisë qindra kilometra

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se dialogimi mes Thaçit dhe Vuçiqit, ka avancuar shumë dhe se ekzistojnë dokumente të shkruara të marrëveshjes mes tyre.

Sipas Dedës kjo marrëveshje i jep qindra kilometra tokë Serbisë, saktësisht veriun e Mitrovicës.

Por ai ka thënë për Blic-intervistë se këto dokumente i kanë parë vetëm ekipet e Vuçiqit dhe Thaçit.

“Në këtë moment, në kuadër të dialogut janë dy procese duke ndodh. I pari është ai jo transparenti i Thaçit dhe Vuçiqt dhe ata kanë avancuar shumë në dialog, dhe nuk janë shumë larg dakordancës. Dhe i dyti është i ekipit negociator i cili ende nuk ka hyrë në bisedime. Po diskutohet për dhënien e veriut Serbisë.Unë kam informata se ekzistojnë disa kapituj të shkruar në Bruksel, të cilët nuk i din askush përveç Vuçiqt dhe Thaçit dhe një pjesë të stafit të Mogherinit, por askush tjetër nuk i ka parë.Këtë e di, e kam këtë informatë. Njerëzit e presidentit Thaçi, flasin për qindra kilometra Kosovë që do t’i përkasin Serbisë.Ajo e fundit është që nuk janë marrë vesh është për statusin e Mitrovicës së veriut.Propaganda dhe manipulimi se kinse Thaçi po e mbron Kosovën e Mitrovicën dhe nënshkrimet për bashkimin e Mitrovicës tregojnë se kjo është e vërtet”, ka thënë Deda.