Fjalë Kyçe

Deda: Nëse garojmë veç e veç, nuk do të ketë ndryshim

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme duhet që partitë opozitare të mblidhen në një listë të përbashkët nëse me të vërtet dëshirohet një ndryshim.

“Nëse shkojmë veç e veç nuk do të ketë kthesë në fatin politik të vendit”, ka thënë Deda në një intervistë në televizionin Dukagjini.

Tutje ai ka shtuar se pozita e kryeministrit duhet të i takojë partisë që merr më shumë vota, si dhe ka shtuar se qytetarët janë ata që po e kërkojnë bashkimin e të gjithë partive opozitare në një listë të përbashkët.