Fjalë Kyçe

Deda: Ta pezullojmë taksën, ose do të paguajmë një çmim

Deda: Ta pezullojmë taksën, ose do të paguajmë një çmim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se nëse Kosova nuk e heq taksën ndaj Serbisë, atëherë Kosova do të paguajë çmim.

Ai ka thënë se siguria nacionale rrezikohet duke u prishur me SHBA-n
“Siguria jonë nacionale rrezikohet duke u prishur me SHBA-në. Qeveria duhet ta marrë vendimin për pezullimin e taksës. Përndryshe duhet paguar çmim. Në letrën e Trump është shkruar se nëse dështon marrëveshja ju do t’I bartni pasojat”, ka thënë ai ne RTK 3.

“Politika e re e SHBA-së është që të largohet nga vendet ku ka qenë. U largua nga Afganistani e Siria. SHBA-ja po do marrëveshje të Kosovës me Serbinë, që pastaj të largohet nga Kosova”.