Fjalë Kyçe

Dedikuar “Nanës” në Ditën Ndërkombëtare të Gruas nga Adelina Emini

Dedikuar “Nanës” në Ditën Ndërkombëtare të Gruas nga Adelina Emini

“Nanës” quhet projekti që e riktheu në skenë Adelina Emini.

Kjo këngë është dhuratë për nënat “Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas”.

“Nana, ka qenë jo vetëm fjala e parë, por edhe melodia e shpirtit tim. Nana, më ka lumturu jetën me ninulla, e çdo varg i saj ka qenë prehje për zemrën time. Nana, është motivi im për jetë, e vetë jeta përmblidhet në emrin nanë.

Edhe 1 milion këngë e melodi shpirti nuk e përshkruajnë mrekullinë nanë. Por, padyshim kënga “Nanës” është më e veçanta që kam kënduar ndonjëherë dhe dedikimi im për të!

Falemnderit nanë”, ka shkruar këngëtarja në rrjete sociale pasi e publikoi projektin muzikor.