Fjalë Kyçe

Definitive: Këto janë ministritë të cilat i takojnë LDK-së

Definitive: Këto janë ministritë të cilat i takojnë LDK-së

Kryetari i Pejës njëkohësisht anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka thënë se problem i vetëm mes LDK-së dhe Vetëvendosjes mbetet posti i presidentit.

Muhaxheri ka thënë se VV dhe LDK janë pajtuar dhe tashmë i kanë ndarë të gjitha ministritë. Ai ka thënë se është zgjedhur edhe problemi i ministrive të përfolura, duke pohuar se Ministrinë e Brendshme do ta drejtojë LDK-ja.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, ka thënë se nuk është e nevojshme që LDK të tregojë emrin e Presidentit, derisa edhe për pozitat tjera arrihet marrëveshje vetëm në parim.

“As emrat e ministrave e as emrin e kryetarit të Kuvendit, Vetëvendosje nuk e di, por ne jemi marrë vesh vetëm në parime”. Kryetari i Pejës ka thënë se LDK ka ofruar edhe alternativën tjetër nëse Vetëvendosje do për të zgjedhur.

“Nëse nuk iu pëlqen të na japin presidentin dhe kryetarin e Kuvendit, le të na japin kryeministrin dhe le ta marrin presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe ministritë që i duan”, ka thënë ai në Dukagjini.

Muhaxheri ka thënë se personalisht ka qenë kundër që LDK-ja të merr Ministrinë e Punëve të Brendshme edhe për shkak të performancës së kaluar, por sipas tij me shumicë votash Kryesia e LDK-së ka vendosur për të marrë këtë ministri.

Ai ka treguar se cilat ministri do t’i marrë partia e tij pas koalicionit qeverisës që do ta formojë me LDK-në. “Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes, e Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapsinor, Arsimit dhe Bujqësisë”, ka thënë Muhaxheri.