Fjalë Kyçe

Dega e LDK-së në Obiliq nuk e pranon komisionin e caktuar nga Kryesia për organizimin e zgjedhjeve të brendshme

Dega e LDK-së në Obiliq nuk e pranon komisionin e caktuar nga Kryesia për organizimin e zgjedhjeve të brendshme

Kryesia e LDK-së ka vendosur që t’i kërkojë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së shpalljen e zgjedhjeve në disa degë të kësaj partie.

Njëra ndër degët që do të shkojë ën zgjedhje është edhe Obiliqi.

Kryesia e Degës së LDK-së në Obiliq, ka shprehur pakënaqësi në lidhje me procesin zgjedhor që është duke u zhvilluar.

Në një postim në Facebook, kryetari aktual i Degës, Mehmet Krasniqi thotë se nga Kryesia Qëndrore janëmanipuluar emrat që do të bartin procesin zgjedhor.

“Pardje në kryesinë e degës sonë kishim në takim pune Nenkryetarin e LDK-së Gazmend Muhaxheri dhe Sekretarin Imri Ahmeti.

Pas shumë diskutimeve përmbajtjesore kah fundi i takimit, G.Muhaxheri nxori në dritë përcaktimin e tij që komisioni që do të udhëheq procesin zgjedhor në përgjithësi në Obiliq të përbëhet nga:

Kryetarja e FG-së G.Aliu

Kryetari në detyrë i FR L.Simnica

Anetarët kryesisë V.Aliu, H.Raqi apo A.Preniqi

Sot na erdhi Vendimi i shkruar nga i njëjti duke ndërruar e falsifikuar në tërsi përbërjen e komisionit. Tre (3 )të parët të emëruar në këtë Vendim nuk ishin fare pjesë e mbledhjes dhe opinioni e din që dy prej tyre në rundin e parë të zgjedhjeve punuan kundër LDK-së dhe kandidatit të saj;ndërsa i katerti(4) nuk është në asnjë cilësi anëtar i LDK-së, përkundrazi është militant i IQ-së dhe drejtor komunal në mandatet e XH.G.”, ka njoftuar Krasniqi, përcjell telegrafi.

Krasniqi për këtë “manipulim gishtin e drejton nga nënkryetari Gazmend Muhaxheri.

“Sidoqoftë, LDK-ja në Obiliq e hedh poshtë këtë Vendim të falsifikuar e të pa mbështetur në asnjë normë statutare të LDK-së, sikur që konstaton që i tërë ky proces ka filluar të zhvillohet në kundërshtim të plotë me aktet normative të partisë dhe i bënë thirrje Kryetarit Lumir Abdixhiku që ta anulojë këtë Vendim të falsifikuar e kontrabanduar dhe të përcaktojë dikend tjetër nga kryesia me u marr me procesin në Obiliq”.

“E ftojmë elektoratin tonë ta ken besimin e plotë te kryesia dhe strukturat legjitime të degës dhe të përgatiten edhe njëherë t’i japin përgjigjen meritore ardhacakve-muhaxhirëve politik sikur që ka dit t’ua tregojë vendin profiterëve e mercenarëve politik që në çdo zgjedhje janë munduar më kot ta grabisin e vjedhin shtëpinë tonë LDK-në që e kemi ndërtuar e kultivuar me mund, djersë, dije…

Këtu jemi e do të jemi den babaden”, thuhet në njoftimin e Degës së LDK-së në Obiliq.