Fjalë Kyçe

Dëgjimi i këtij zhanri të muzikës iu mbron nga pickimi i mushkonjave

Dëgjimi i këtij zhanri të muzikës iu mbron nga pickimi i mushkonjave

Prodhimet muzikore të ‘playlist’-ës ‘Dubstep’ nga DJ-i Skrillex mund të ofrojë mbrojtje efektive kundër pickimit të mushkonjave, sipas një studimi të ri.

Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve vlerësoi efektet e muzikës elektronike (electro) në ‘Aedes aegypti’ – të njohur si mushkonja e verdhë, transmeton lajmi.net.

Kjo specie është e njohur për përhapjen e sëmundjeve të rrezikshme dhe, nganjëherë edhe kërcënuese për jetën, duke përfshirë këtu edhe virusin Zika dhe ethet e dengutit.

Ekipi zgjodhi muzikën “Scary Monsters And Nice Sprites” për përzierjen me muzikë të tjera të frekuencave shumë të larta dhe shumë të ulëta.

Sipas rezultateve, të botuara në revistën ‘Acta Tropica’ më 25 mars, mushkonjat e rritura u “argëtuan” me muzikën në vazhdimësi.

Femrat e ekspozuara ndaj muzikave elektro gjithashtu sulmuan pengjet, që ishin pjesë e eksperimentet, më pak se ato në një mjedis pa muzikë elektro.

Kjo ndodhte si rezultat i uljes së dëshirës për pirje gjaku përgjatë dëgjimit të tingujve me frekuenca të larta.

Skrillex, emri i vërtetë i të cilit është Sonny John Moore, nuk dha ndonjë deklaratë zyrtare. Megjithatë, ai bëri “retweet” një artikull në lidhje me studimit në rrjetin social ‘Twitter’.