Flamurtari është mposhtur nga Trepça 89 me rezultatin 0:2.
Trajneri i ekipit nga kryeqyteti, Arsim Thaqi ka thënë se mungesat që kishte bën që ekipi i tij të mos dilte më mirë nga ky ballafaqim.
“Tri mungesat që kanë bartur barrën kryesore, Maxhuni, Quansah dhe Zeqiri të mungojnë në një skuadër siç është Flamurtari, duke llogaritur edhe Krasniqin që ishte me grip dhe u detyra ta fus në lojë në pjesën e dytë, janë shumë të mëdha. Megjithatë, ne i patëm mundësitë, sidomos në pjesën e parë dhe normal prej kundërsulmeve i morëm dy gola. Trepçës ’89 i uroj fitoren”, theksoi Thaqi për SuperSport.
Ai beson se ekipi i tij do të këndellet në duelet e radhës.
“Shpresojmë në ndeshjet e ardhshme t’i kthehemi rezultatve pozitive dhe ta përfundojmë kampionatin aty ku pretendojmë”, përfundoi Thaqi.
Me këtë humbje, Flamurtari hyn në zonën e barazhit.