Trajneri i Llapit, Xhengiz Rexhepi, u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij ndaj Ballkanit, ani pse bardhekaltërit nuk arritën ta fitojnë sfidën.
Rexhepi deklaroi që kjo ishte ndeshja më e mirë e Llapit në këtë stinor, përcjellë Gazeta Olle.
“Kemi bërë të gjitha që një ekip futbolli duhet t’i bëjë në fushë për të fituar një ndeshje. Një gabim i vogël në fillim na kushtoi shumë”, deklaroi Rexhepi.
Më tej ai potencoi se merr përgjegjësinë e plotë për këtë barazim dhe thurri elozhe për futbollsitët e tij.
“E dominuam ndeshjen, krijuam raste ndaj një ekipi të mirë si Ballkani, por nuk arritëm të shënojmë më shumë gola. Unë i falënderoj futbollistët për këtë paraqitje që ishte më e mira e këtij stinori. Fajtor për këtë barazim jam unë. Mirëpo, ne nuk do të ndalemi sepse futbolli i njeh edhe këto gabime”, shtoi ai.
Ekipi Xhengis Rexhepit ngritet në pozitën e dytë me 48 pikë, por që rivalët e tyre për titull ende nuk e kanë zhvilluar ndeshjen e javës së 23-të