Fjalë Kyçe

Deklaratat për UÇK-në, deputetja e AAK-së i çon çipsa e smoki ministrit Murati

Deklaratat për UÇK-në, deputetja e AAK-së i çon çipsa e smoki ministrit Murati

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati për deklaratat e tij të mëhershme lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilat iu publikuan këto ditë.

Në formë ironie, Kadrijaj i ka dhuruar Muratit çipsa në formë ironie për deklaratat e tij.

Kujtojmë se dje në Facebook është bërë virale një postim i Muratit në këtë rrjet social në vitin 2016, ku thoshte se veteranët e luftës po i kushtonin më shumë se Ushtria buxhetit të Kosovës.

Ai kishte deklaruar se Kosova do të kishte më shumë leverdi po të paguante mercenarë gjatë luftës në Kosovë, duke potencuar se në Kosovë ka pasur tre muaj luftë.