Fjalë Kyçe

Deklaratë e përbashkët e Ministrit Krasniqi dhe Ministrit Mehaj

Deklaratë e përbashkët e Ministrit Krasniqi dhe Ministrit Mehaj

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ai i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë dalur me një deklaratë të përbashkët.

Deklarata ka të bëjë rreth konkursit publik për pranimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën:

Deklaratë e përbashkët e Ministrit Krasniqi dhe Ministrit Mehaj
Të nderuar qytetarë të vendit nga komunitetet jo shumicë,
Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, në kuadër të realizimit të prioriteteve të saj ka shpallur konkursin publik për pranimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK.
Prandaj, ju ftojmë që të gjithë, të rinj e të reja, shtetase të Republikës së Kosovës pa dallim të përkatësisë etnike, e në këtë rast të gjithë të rinjtë e të rejat e interesuara nga komunitetet jo shumicë që të jenë ushtarë të FSK-së.
Siç e dini, FSK që nga fillimi i funksionimit të saj, ka në përbërjen e saj pjesëtarë nga radhët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Të gjithë janë bashkuar natyrshëm dhe kryejnë detyrat e tyre në shërbim të vendit dhe gjithë qytetarëve të saj pa dallim.
Prandaj edhe me këtë rast, ju inkurajojmë që mbi parimin e mundësive të barabarta për të gjithë, të konkurroni duke ju garantuar proces të drejtë dhe plotësisht transparent.
Ministria e Mbrojtjes paraprakisht ka marrë të gjitha masat dhe veprimet e duhura në funksion të zbatimit të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen vetëm “Më të mirët prej më të mirëve”.
Ne, dy ministrat e dikastereve tona, ju sigurojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka vënë në dispozicion mbështetjen e plotë të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së, që të përmbushë me sukses të plotë detyrat dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore.
Të bashkohemi të gjithë të interesuarit për të shërbyer në FSK-në e përbashkët, me detyra dhe përgjegjësi të përbashkëta, për shtetin e përbashkët dhe qytetarët tanë pa dallim.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj