Fjalë Kyçe

Deklarimi i Shkumbin Demollit pasi e larguan nga lista për deputetë

Deklarimi i Shkumbin Demollit pasi e larguan nga lista për deputetë

Shkumbin Demolli së fundi ka deklaruar që është larguar përfundimisht nga Partia Euroatlantike e Kosovës, meqenëse thotë se Milaim Zeka e ka larguar nga lista e kësaj partie me emrat që do të garonin për deputetë, shkruan Gazeta Express.

I ftuar në emisionin FRONTAL të T7, Demolli ka thënë se nuk është i nevojshëm për një rrogë të deputetit, megjithatë ai thotë se nuk dëshiron që t’i rininë e Kosovës teksa ikin nga vendi, shkruan Gazeta Express.

“ Nuk jam i nevojshëm për rrogën e deputetit. Por nuk dua që ti shoh qytetarët e Kosovës të ikin prej vendit”, ka thëën Demolli.

Ndër të tjera ai ka thënë se qytetarët do ta ndëshkojnë partinë e Zekës për veprimin që ka marrë, për ta larguar Demollin nga lista për deputetë.