Fjalë Kyçe

Deklarohet edhe prokuroria për vrasjet në Istog

Deklarohet edhe prokuroria për vrasjet në Istog

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka dhënë detaje për ngjarjen e cila ndodhi sot në Istog ku mbetën të vdekur një person dhe një zyrtar i Policisë së Kosovës.

“Sipas prokurores kujdestare e cila është  në vendin e ngjarjes, dyshohet se cak i grabitjes ka qenë një bankë në qendër të Istogut. Një zyrtar policor ka hasur në njërin nga grabitësi, ku i dyshuari K.M ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarit policor I.D, ku si pasojë e plagëve zyrtari policor ka ndërruar jetë”, ka thënë Nikçi.

Ai ka shtuar se grabitësi  gjatë shkëmbimit me armë zjarri me zyrtar të tjerë policor ka ndërruar jetë  si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga zyrtarët e tjerë policor,  të cilët kanë shtënë në vetëmbrojtje.

“Lidhur me këtë rast të grabitjes, dyshohet se ka edhe persona të tjerë të implikuar të cilët për momentin janë në kërkim”, ka thënë Nikçi.