Fjalë Kyçe

Deklarohet pasuria e Vjosa Osmanit

Deklarohet pasuria e Vjosa Osmanit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë publike pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në listën e pasurive të paluajtshme deputetja Osmani ka treguar se ka një banesë, vlera e së cilës në euro është 40 mijë euro, po ashtu një garazhe e cila ende është e papërfunduar por që kap shifrën 2 mijë e 500 euro.

Osmani posedon edhe një parcelë toke, vlera e së cilës arrin në 38 mijë euro. Deputetja ka deklaruar edhe disa shtëpi tjera, por që janë nën pronësinë e bashkëshortit të saj, transmeton Telegrafi.

Deputetja Osmani ka rreth 48 mijë euro para të gatshme në institucionet financiare.

Gjithashtu deputetja ka deklaruar se ka edhe një detyrim financiar ndaj personave juridik dhe fizik, detyrim financiar prej 10 mijë euro.

Si deputete e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani fiton për një vit 25,714.00 euro. Po ashtu ajo ka edhe të ardhura tjera si profesoreshë në Universitetin e Prishtinës.