Fjalë Kyçe

Del dokumenti: “Rosic punëtor i sigurimit serb për Ferizaj”, njeriu i BIA-s që i raportoi Bedri Shabani figuron në arkivat e Hagës

Del dokumenti: “Rosic punëtor i sigurimit serb për Ferizaj”, njeriu i BIA-s që i raportoi Bedri Shabani figuron në arkivat e Hagës

Kosova ka arrestuar Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin nga qyteti i Ferizajt nën dyshimet për spiunazh. Të dyve iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Pas arrestimit të tyre, dje është publikuar edhe një pjesë e përgjimit të një bisede që Bedri Shabani e zhvillon me zyrtarin e BIA-s, Srdjan Rosic, raporton Gazeta Express.

Emri i Srdjan Rosic figuron edhe në arkivat e Gjykatës së Hagës, konkretisht në dokumentacionet e dëshmive përgjatë procesit të gjykimit të Sllobodan Millosheviqit.

Përgjatë dëshmisë së Bogoljub Janicevicit në gjykimin e Sllobodan Millosheviqit, ky i fundit e pyet Janicevicin se kush është Srdjan Rosic.

Janicevic tregon se Srdjan Rosic para luftës kishte shërbyes s punëtor operacional i shërbimit të sigurimit në departamentin e Ferizajt.

“Dhe kush është Srdjan Rosic?”, pyet Sllobodan Millosheviq.

“Srdjan Rosic në atë kohë ishte punëtor operativ i shërbimit të sigurimit departamenti i Ferizajt”, përgjigjet Bogojub Janicevic.