Fjalë Kyçe

Deliu-Kodra i reagon Kurteshit të VV-së: Shqetësuese tentimet për ta njollosur procesin zgjedhor

Deliu-Kodra i reagon Kurteshit të VV-së: Shqetësuese tentimet për ta njollosur procesin zgjedhor

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra i ka reaguar zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshit i cili ka akuzuar PDK-në dhe LDK-në për vjedhje votahsh.

Deliu-Kodra thotë se gjuha e tij ishte për keqardhje. Ajo tutje shton se zgjedhjet lokale janë vlerësuar lartë nga mekanizmat relevant ndërkombëtar dhe vëzhguesit e huaj, shkruan lajmi.net.

Ajo i sheh shqetësuese tentimet siç shprehet “për njollosjen e procesit zgjedhor një javë pas organizimit të tyre”.

“Mendësia se zgjedhjet janë të rregullta e te mira vetëm kur fiton partia të cilën ti e përfaqëson, është mendësi e rrezikshme dhe totalitare.”, shkruan Deliu-Kodra.

Ky është postimi i saj i plotë:

Për keqardhje gjuha e përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e sotme të KQZ.

Zgjedhjet lokale u vlerësuan si shembullore nga mekanizmat relevante ndërkombëtare dhe vëzhguesit evropian. Tentimet për njollosjen e procesit zgjedhor një javë pas organizmit të tyre, janë shqetësuese.
Mendësia se zgjedhjet janë të rregullta e te mira vetëm kur fiton partia të cilën ti e përfaqëson, është mendësi e rrezikshme dhe totalitare.
Kjo mendësi e njëson partinë me shtetin.