Fjalë Kyçe

Deliu-Kodra: Komunat dhe shkollat janë braktisur nga kjo qeveri

Deliu-Kodra: Komunat dhe shkollat janë braktisur nga kjo qeveri

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën deputetët kanë filluar debatin në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se të panjohura që ka sjellë pandemia janë kuptuar tashmë për shkak edhe të pasojave në fushën e arsimit.

Ajo ka thënë se masat e vendosura në marsin e 2020-ës kanë ndikuar në procesin e mësimit.

Deliu ka thënë se një numër i madh i nxënësve nuk kanë marrë pjesë fare në mësimin online.

“Është krijuar ndarje mes nxënësve për shkak edhe të kushteve. Gjysmëvjetori i dytë i vitit të kaluar ishte i humbur. Qeveria edhe pse kishte kohë për të organizuar mësimin, e filloi me dy javë vonesë. Komunat dhe shkollat janë braktisur nga kjo qeveri”, ka thënë ajo.