Fjalë Kyçe

Deliu kritikon programin qeverisës: Nuk figuron askund reforma zgjedhore, që në ditën e parë e kishit me urgjencë

Deliu kritikon programin qeverisës: Nuk figuron askund reforma zgjedhore, që në ditën e parë e kishit me urgjencë

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët janë duke vazhduar diskutimet e tyre për programin qeverisës të prezantuar nga Qeveria Kurti.

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, në fjalimin e saj ka kritikuar programin qeverisës, transmeton Telegrafi.

“Programi qeverisës që na kanë sjellë Qeveria e Kosovës, më 55 ditë me vonesë, nuk i përngjan aspak një programin qeverisës implementues, s’ka as afate kohore e as kosto buxhetore. Për më tepër është program synimesh e dëshirash të kalkuluar në vota elektorale”, deklaroi ajo në Kuvend.

Deliu theksoi se Qeveria Kurti ka filluar mbrapsht qeverisjen.

“E keni filluar mbrapsht qeverisjen, duke shantazhuar opozitën, duke propozuar ligjin për zgjedhje. E pash që në planin qeverisës, nuk figuron askund reforma zgjedhore, e që në ditën e parë e kishit me urgjencë. Qeveri e cila ka plotë gojën për kujdesin qytetarëve, e në të njëjtën kohë refuzon vaksinat dhe nuk bënë asnjë hap për të siguruar ato”, shtoi ajo.

Deliu tha se deri tani vetëm 2.5% e qytetarëve të Kosovës janë vaksinuar, shifra këto qe sipas saj, janë më të ulëta në rajon e Evropë.

Deputetja kritikoi edhe planin qeverisës për politikën e jashtme dhe tema tjera.