Fjalë Kyçe

Demaliaj: Kurti dhe Rikallo themeluan Vetëvendosjen

Demaliaj: Kurti dhe Rikallo themeluan Vetëvendosjen

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka deklaruar së fundmi se Lëvizja Vetëvendosje është parti e themeluar nga Albin Kurti dhe Nenad Rikallo.

Mes tjerash ai ka thënë se ky subjekt politik është themeluar nga njerëzit e AAK-së dhe PDK-së.

“Ne jemi Dajë dhe Nip dhe jemi rritur bashkë..!! Por Betimi ka hy në VV duke besuar në një kauzë????..!! Por VV është parti e vonuar dhe e themeluar me mbi 80 % nga njerëz të AAK dhe PDK dhe lideri i lëvizjes KAN Albin Kurti dhe Nenad Rikallo”, ka shkruar deputeti në Facebook.

Kujtojmë se Nenad Rikallo kishte qenë derë më tani në postimin e ministrit të Bujqësisë. Pasi ishte zgjedhur në këtë post, qytetarë nga Prishtina e kishin akuzuar atë për tortura gjatë luftës.

Rikallo ka mbajtur postin e ministrit deri para pak javësh, ndërsa u shkarkua vetëm pas kushtit të PSD-së që të votohet Buxheti 2019.