Fjalë Kyçe

Dëme të mëdha, breshri shkatërron kulturat bujqësore në Podujevë

Dëme të mëdha, breshri shkatërron kulturat bujqësore në Podujevë

Sot, në orët e pasditës, një stuhi e fuqishme ka goditur qytetin e Prishtinës dhe atë të Podujevës.

Si pasojë, një pjesë e kulturave bujqësore në këto dy qytete kanë pësuar dëme të mëdha.

Në fotografitë e publikuara nga MeteoBallkan, evidentohen dëme të konsiderueshme në të mbjellat e fermerit Nebih Curri në Podujevë.

Dëme bujqësore janë shkaktuar edhe në fshatin Majac të Podujevës.

Në anën tjetër, banorët janë shprehur të shqetësuar teksa e kanë përshkruar stuhinë si një fenomen të jashtëzakonshëm. Ata kanë thënë se ka vite që s’kanë parë diçka të tillë.