Fjalë Kyçe

Dëmet nga erërat, Kurti: Do të marrim masat e duhura

Dëmet nga erërat, Kurti: Do të marrim masat e duhura

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar qytetarët të cilët banojnë në komunën e Istogut, në disa pjesë të Klinës dhe Pejës që të bëjnë kujdes për shkak të erërave të forta që deri më tash kanë shkaktuar mjaft dëme materiale.

Kurti shkroi në Facebook se era e fortë ka rrëzuar kulme shtëpish, ka dëmtuar prona private e biznese, e ka rrëzuar shtyllat e rrjetit elektrik.

“Dëmet kanë qenë të mëdha sidomos në Istog ku është ndërprerë dhe mësimi në shkolla. Për fat të mirë nuk jemi njoftuar për të lënduar. Qeveria është udhëzuar të ketë vëmendjen e nevojshme ndaj kësaj situate, për të vlerësuar sfidat dhe për të marrë masat e duhura, për t’iu gjendur pranë qytetarëve tanë”, shkroi Kurti.

Kryeministri njoftoi se nesër do të vizitojë komunat e Istogut, Pejës dhe Klinës për të parë nga afër situatën e për të dëgjuar se cilat janë nevojat e institucioneve dhe ato të qytetarëve.