Analisti dhe drejtori i GAP-it, Agron Demi së fundmi ka reaguar rreth një dukurie mjaftë shqetësuese në vendin tonë.
Përmes një postimi në Facebook, Demi ka ngritur çështjen e organizimit të lojërave shpërblyese ku qytetarët shpërblehen me dhurata të ndryshme e deri tek patundshmëritë.
Postimi i plotë:
Bizneset të cilat organizojnë loja shpërblyese, si jahta, vetura të Teslas, apartmente çdo muaj, vetura Fiat çdo javë…a marin leje për këtë veprimtari dhe a i monitoron ndokush? Një funksionn që do të duhej ta kryente për shembull Llotaria e Kosovës ose ndoj institucion tjetër.
Edhe Ligji për ndalimin e lojërave të fatit a ish dashtë me prekë edhe këtë veprimtari?
Përndryshe, nëse nuk ka ndoj procedurë verifikimi e monitorimi, këto janë skema mashtruese goxha të mëdha.