Fjalë Kyçe

Dëmtohen drunjtë dekorativë në qytetin e Lipjanit

Dëmtohen drunjtë dekorativë në qytetin e Lipjanit

Komuna e Lipjanit ka reaguar ndaj dëmtimit të drunjve dekorative në këtë komunë.

Komuna ka bërë me dije se dëmtime të tilla së fundmi janë bërë në shtigjet e ecjes në Lipjan si dhe disa pjesë të qytetit.

“Komuna e Lipjanit kërkon nga të gjithë qytetarët që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike si dhe të ruhen drunjtë dekorativ që gjenden në qytetin e Lipjanit. Kushdo që dëmton drunjtët dekorativ, vepron në dëm të interesave publike dhe dëmton rëndë ambientin. Ndaj dëmtuesve të tillë duhet reaguar të gjithë bashkë, si shoqëri dhe duhet të ndërmerren veprime adekuate ligjore nga organet kompetente”, thuhet në reagimin e komunës.