Fjalë Kyçe

Dëmtohet kjo rrugë në Prishtinë

Dëmtohet kjo rrugë në Prishtinë

Një rrugë në lagjen “Kalabria” të Prishtinës është dëmtuar dukshëm.

Dimri ka nisur të zbulojë gropat nëpër rrugët e Prishtinës, të cilat nuk janë të pakta.

Rruga “Hysni Gashi” në lagjen “Kalabria” është dëmtuar dukshëm. Pos dëmtimit rreth pusetave, janë krijuar gropa të mëdha edhe brenda rrugës, shkruan lajmi.net.

Banorët e lagjes po kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që të ndërhyjë në të, pasi kalimi me vetura gjatë natës po paraqet probleme.

Qytetarët e kanë raportuar rastin në komune nëpërmjet platformës digjitale “ndreqe”, ku kanë publikuar edhe pamje të rrugës.