Fjalë Kyçe

Dënime deri në 3 vjet burgim për keqpërdoruesit e ujit

Dënime deri në 3 vjet burgim për keqpërdoruesit e ujit

Masa të rrepta ndëshkuese janë paralajmëruar për keqpërdoruesit e ujit të liqenit të Badocit dhe Batllavës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se në Badoc niveli i ujit ka rënë nën 6.7 metra nga kuota maksimale. Ndërsa në Batllavë, niveli ka rënë në minus 5.6 metra, raporton KTV.

Zyrtarë të kësaj kompanie e kanë vlerësuar gjendjen si shqetësuese, duke thënë se përveç mungesës së të reshurave, kjo gjendje ka ardhur edhe si pasojë e keqpërdorimit të ujit nga konsumatorët.

Nga këto dy liqene furnizohet me ujë kryeqyteti dhe disa komuna të tjera.

Nivel kaq i ulët i ujit në këto dy liqene, sipas Ujësjellësit, nuk është parë në rreth pesë vitet e fundit.

Kompania e ujësjellësit apelon te qytetarët që ta përdorin ujin për nevoja elementare dhe jo për ujitje apo larje rrugësh.

Xhafa ka shtuar se edhe pse ka rënë niveli i ujit nuk janë duke u aplikuar reduktime, përpos tek objektet shumëkatëshe, ku uji mbërrin me vështirësi.

Sipas tij, këtyre konsumatorëve po u bëhet zgjidhje përmes cisternave.