Fjalë Kyçe

Dënimi deri në 7500 euro ose 10 vjet burgim për ata që nuk legalizojnë armët këtë periudhë

Dënimi deri në 7500 euro ose 10 vjet burgim për ata që nuk legalizojnë armët këtë periudhë

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një videoje ka paraqitur mënyrën e legalizimit të armëve.

Periudha e legalizimit është e hapur edhe për dy muaj, pas kësaj periudhe armët e paligjshme do të konfiskohen dhe dënimi për posedim ilegal të armëve mund të dënohet me gjobë deri në 7.500 euro, ose me burgim deri në 10 vjet.

“Ju lutemi të shfrytëzoni këtë periudhë për t’i legalizuar armët tuaja”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

https://www.facebook.com/legalizoje/videos/2324245587806046/