Fjalë Kyçe

Dënohen burrë e grua për shantazh ndaj doktorit në Gjilan

Dënohen burrë e grua për shantazh ndaj doktorit në Gjilan

Me nga një vit burgim dhe një gjobë prej 400 eurove janë dënuar burrë e grua nga ana e Gjykatës së Gjilanit për shantazh.

Sipas njoftimit të gjykatës,  dy bashkëshortët M. K dhe F. K me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, e kanë shantazhuar një doktor inicialet  e të cilit janë E. E.

Shantazhi ndaj doktorit është bërë për një video incizim.

“Nëse nuk u jep i njëjti (doktori) të hollat në shumën prej 5.000 Euro, ata (bashkëshortët) do të zbulojnë një videoincizim i cili do të dëmtonte nderin dhe autoritetin e tij”, ishte arsyeja e shantazhit.

“Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale shantazh nga neni 341 paragrafi 1 lidhur me nenin 35 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Po ashtu i akuzuari M. K obligohet që t’i kompensoj një shumë të hollash vlera e së cilave është 1 mijë euro, doktorit.