Fjalë Kyçe

Dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari që e vrau dhe e dogji trupin e shokut të tij nga Ferizaj

Dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari që e vrau dhe e dogji trupin e shokut të tij nga Ferizaj

Kishin gjashtë muaj që e njihnin njëri-tjetrin. Por, një pazar i bërë në mes të Shkodran Bytyqit dhe Trimor Lalinovcit përfundoi në një vrasje që cilësohet si njëra ndër më të rëndat në Kosovë.

Trimori dyshohet se e vrau, pastaj e dogji kufomën e Shkodranit në mbrëmjen e 8 dhjetorit të vitit të kaluar (2019). Gati një vit më vonë, Gjykata i shqipton Burgim të përjetshëm autorit të këtij krimi, Trimor Lalinovcit nga Ferizaj, raporton Express.

“Gjykata ka ardh në përfundim se shqiptimi i dënimit me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit është në përputhje me shkallën e përgjegjësisë penale ndaj të akuzuarit dhe përgjegjësinë Penale. Gjykata është e indur se dënimi i shqiptuar do ta arrijë qëllimin e dënimit për parandalimit e të akuzuarit për kryerjen e veprave penale. Kundër këtij aktykimi palët kanë të drejtë për ankesë”, ka deklaruar gjyqtari i këtij rasti.