Fjalë Kyçe

Dënohet nëna që rrihte fëmijët e saj për arsye banale

Dënohet nëna që rrihte fëmijët e saj për arsye banale

Gjykata në Sarandë ka dhënë këtë të premte masën e sigurisë për 41 vjeçaren Elisabeta Mita, e cila u filmua dhe inçizua teksa dhunonte fëmijët e saj për arsye nga më banalet.

Gjykata vendosi ta lërë në arrest me burg 41 vjeçaren, me akuzën e dhunës fizike dhe psikologjike ndaj të miturve.

Pamjet e dhunës së gruas ndaj vetë fëmijëve të saj u publikuan në emisionin ‘Fiks Fare”, duke shkaktuar një reagim të madh të opionit publik.

Trupi gjykues që e çoi në burg 41vjeçaren, përbëhej nga gjyqtare Enkeleda Doda dhe prokuror Elidon Hysenaj, ndërsa është mbrojtur nga avokat Gjergji Imeraj.

Seanca u bë me dyer të mbyllura, teksa askush nga familjarët e 41 vjeçares nuk ka shkuar në gjyq.