Fjalë Kyçe

Dënohet polici shqiptar që shkeli rregullat e trafikut

Dënohet polici shqiptar që shkeli rregullat e trafikut

Një qytetar denoncoi me video në adresën zyrtare të Policisë së Shtetit shqiptar, një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku drejtuesja e mjetit mbante veshur uniformë policie.

Policia Rrugore e ndëshkoi shkelësen e denoncuar, për faktin se është konstatuar duke qarkulluar në korsinë e rezervuar për shërbim publik dhe duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Me këtë rast, policia falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin që tregojnë duke raportuar në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale apo në Komisariatin Digjital, shkelje të ndryshme, raportojnë mediat shqiptare.

Policia e Shtetit siguron ruajtjen e plotë të anonimatit, reagim të shpejtë, profesional e të paanshëm për cilindo që shkel ligjin, duke thënë se përpara ligjit janë të gjithë të barabartë.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1135787436600428/