Fjalë Kyçe

Dënohet Ramë Vataj për mohim të punësimit në Universitetin “Ukshin Hoti”

Dënohet Ramë Vataj për mohim të punësimit në Universitetin “Ukshin Hoti”

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar ish-rektorin e Universitetit të Prizrenit, Ramë Vatajn, për cenim të së drejtës së punësimit dhe papunësisë.

Gjykata ka ardhur në përfundim që Vataj ka kryer vepër penale duke ia mohuar një personi me inicialet V.M. të drejtën në punësim në kushte të njëjta me personat tjerë pjesëmarrës në konkurs, ashtu siç parashihet me ligj.

Vataj është gjobitur me një shumë prej një mijë e 500 eurosh, teksa I dëmtuari është udhëzuar në kontest të rregullt civilo-juridik.

“Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

“Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”.