Fjalë Kyçe

Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale do t’i shtohen katër prokurorë të rinj

Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale do t’i shtohen katër prokurorë të rinj

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se votimi në lexim të dytë i buxhetit, do t’i fuqizojë edhe kapacitetet e Prokurorisë Speciale.

Haxhiu ka deklaruar se departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale do t’i shtohen 4 prokurorë të rinj, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe 2 përkthyes.

“Votimi në lexim të dytë i buxhetit, përveç tjerash do të fuqizojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale. Prokurorisë Speciale, departamentit për krime lufte do t’i shtohen edhe 4 prokurorë të rinj, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe 2 përkthyes. Adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë andaj do të punojmë shumë në këtë drejtim”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.