Fjalë Kyçe

Deputeti gjerman porositë Serbinë: Mos u shitni te NATO dhe BE

Deputeti gjerman porositë Serbinë: Mos u shitni te NATO dhe BE

Sipas deputetit gjerman të së majtës në Bundestagun e Gjermanisë e që është edhe anëtar komisioni për punë të jashtme të Gjermanisë tha Serbia e ka ende ‘thikën e NATO’s në fyt’ dhe bombardimet ende po vazhdojnë pasi Serbia nuk e pranon Kosovën.

Një person kontrovers deputeti gjerman ka punuar edhe për OSBE në Kosovë e më herët ka thënë se jo që NATO’s është e tejkaluar tani por edhe është rreziku kryesor për sigurinë e botës dhe ka kërkuar që Gjermania të tërhiqet nga aleanca veritatlantike, të gjitha këto i tha për median ruse Sputnik.

Sipas këtij deputeti që i përket radhëve të Partisë së Majtë është i mendimit se bombardimi i NATO’s ndaj Serbisë po vazhdon edhe për atë se Serbia nuk dëshiron të i vendos sanksione Rusisë dhe nuk dëshiron të bëhet anëtare e aleancës, e këtë rezistencë perëndimi nuk dëshiron ta pranoj dhe për këtë Serbia është në këtë situatë tha për Sputnik, Alexandar Noy, deputeti i të majtës në Bundestagun e Gjermanisë.

Alexandar Noy të gjitha përpjekjet e tij në karrierë i ka të kundërshtoj pikëpamjet perëndimore demokratike dhe të përpiqet të transmetoj ku të mundet ‘të vërtetën’ për Serbët. Ai ka kryer doktoratën në raportimin e mediave amerikane dhe gjermane për luftërat në ish Jugosllavi.

Në këtë intervistë për Sputnik ai thotë se Serbia nuk duhet të mashtrohet nga pallavrat e thata të BE’së dhe me anëtarësim ajo do të humbte sovranitetin sipas tij e do të shëndrrohej në vasal ekonomik të Gjrmanisë.

Derisa flet me këtë retorikë dhe qasje të luftës së ftohtë nga përtej perdes së hekurt në BRSS për BE’në, për NATO’n nuk mund të mos fliste më zi ky deputeti gjerman ku i këshillon serbët e madje është i sigurt se nuk do të anëtarësohen pasi nuk është në interes të tyre të vdesin për interes të të huajve.

“A është Serbia e gatshme që në emër të NATO’s të luftoj dhe të vdes për Amerikën dhe anëtarët tjerë? Serbia në lëkurë vet e ka provuar se si është kur bien bombat e NATO’s, nuk është në interesin e bijve dhe bijave të Serbisë të vdesin për interes të të huajve” tha Noy dhe shtoi se pranimi i pavarësisë së Kosovës nga Serbia do të ishte edhe një hap drejt fitores zyrtare të NATO’s ndaj Serbisë.

Si shembull e merr Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut se sa keq janë sipas këtij rusofili tani pasi “e gjithë elita politike e Malit të Zi, si ajo në Maqedoni, praktikisht është shitur Perëndimit” sipas tij është e pamundur të kenë zgjedhur vet drejtimin e tyre. Ai shkon edhe më tej pasi sipas tij, NATO është një aleancë kriminele.