Fjalë Kyçe

Deputeti i AAK-së i dhuron FSK-së një kamion të modelit gjerman

Deputeti i AAK-së i dhuron FSK-së një kamion të modelit gjerman

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, ka dhuruar një kamion të modeli gjerman për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK),

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Kur janë bërë gati 3 muaj nga votimi i Ushtrisë në Kuvendin e Kosovës, kam vendosur që FSK-së në Istog t’i bëj një dhuratë të vogël.

Nipi im, Adnani dorëzoi çelësat e kamionit të Ushtrisë, model gjerman, të cilin e kisha blerë pak vite më parë për rekreacione në Bjeshkë, që është pasioni më i madh që kam.

Vota për Ushtrinë e Kosovës në Kuvend për mua përbën një nga aktet më emocionale e krenare që kam në jetë”, shkruan Dreshaj në Facebook.