Fjalë Kyçe

Deputeti i AAK-së ka një porosi për Kurtin

Deputeti i AAK-së ka një porosi për Kurtin

Deputeti i AAK-së, Arbër Tolaj, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se vendosja e taksës nga Ramush Haradinaj, ia ka kthyer dinjitetin institucioneve të Kosovës.

Ndër të tjera, ai thotë se ky veprim ishte hapi më i rëndësishëm në dy dekadat e fundit të qeverisjes së vendit.

“Jemi dëshmitarë se vendosja e taksës, Kosovën e bëri të rëndësishme, e të fuqishme, por mbi të gjitha jo të nënshtruar para Serbisë. Ky veprim me impakt politiko-ekonomik i kryeministrit Haradinaj, ishte hapi më i rëndësishëm në dy dekadat e fundit të qeverisjes së vendit”, ka thënë deputeti Tolaj.

Ai theksoi se Kurti me të ardhur në pushtet harroi akuzat atdhetare duke ngulmuar në heqjen e taksës, për ta zëvendësuar me njëfarë reciprociteti.

“Taksa është përgjigje ndaj trysnisë së Serbisë kundër Kosovës dhe përderisa Serbia nuk ndalon ajo duhet të mbetet nà « fuqi, deri në njohje. Si rrjedhojë çdo përpjekje për shfuqizimin e këtij vendimi dhe çfarëdo zëvendësimi i këtij vendimi, paraqet dorëzim institucional karshi faktorëve tjerë”, përfundoi deputeti Tolaj.