Bekë Berisha, deputet i AAK-së thënë se partia që ata janë në koalicion, Nisma lypin hise në Telekom dhe se gjithë ditën kajnë e shkrryhën.
Ai në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ka folur edhe për të bëmat e Nismës Socialdemokrate në Telekom.
“Në bordin e Telekomit janë disa njerëz aty, që lypin hise si NISMA që gjithë ditën e gatë kajnë e shkrryhën për me i kallxu ambiciet e veta aty”, ka thënë Berisha.
Ndërsa përfaqësuesi i Nismës, Enver Hoti ka thënë se po befasohet nga kjo që kolegu i tij po e thotë.
Berisha e ka cilësuar ish kryeshefin e Telekomit, i cili dha dorëheqje, si të pa guximshëm.
Berisha ka folur edhe për zgjedhjen e gruas së tij, Besa Shatri në bordin e Telekomit, e cila kishte dalur e para me pikë nga komisioni vendor dhe ai britanik.