Fjalë Kyçe

Deputeti i i VV-së, tregon se kur shqyrtohet shtrenjtimi i rrymës

Deputeti i i VV-së, tregon se kur shqyrtohet shtrenjtimi i rrymës

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka shpjeguar shtrenjtimin e Energjisë Elektrike.

Basha ka thënë se shtrenjtimi i rrymës nuk është final, dhe se pritet dëgjim publik para se të merret vendimi final, i cili pritet të merret me 29 janar.

“ZRRE ka dalë më një propozim, ministria e ka pasë një negocim dhe ka pasë njëfarë oferte, vendimi merret me 29 janar, nuk ka vendim final, këto janë propozimet por s’është përfundimtar ky çfarë ka dalë sot. Meqenëse na jemi palë të interesit për shkak se rryma në prek krejteve sidomos na grupi parlamentar do të ulemi dhe do të dëgjojmë komentet tona, por s’po mund me thënë para se me dhanë vlerësimin”, tha Basha.

Tutje, Basha tha se shtrenjtimi nuk është final, dhe se ka hapësirë për komente, dhe për një modalitet final.

“Ky propozimi ka rritje, me rëndësi për biznese nuk do të ketë rritje, për familjet e shtresave të ulëta , ata që 600 kilovat nuk do të rritje, mbi 600 kilovat atëherë varion çka ka thënë ZRRe, dhe çfarë ka diskutu ministria, por prapë po thënë nuk është përfundimtare, dhe ka hapësirë me dergu komente, dhe me pa për një modalitet final”, deklaroi Basha në Kanal10.