Fjalë Kyçe

Deputeti i LDK-së: SHBA-të kanë bllokuar 200 milionë dollarë që do të investoheshin në Kosovë

Deputeti i LDK-së: SHBA-të kanë bllokuar 200 milionë dollarë që do të investoheshin në Kosovë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmani ka thënë se SHBA-të kanë bllokuar 200 milion dollarë që ishin planifikuar që të investoheshin në Kosovë përmes MCC (50 milion) dhe projektit të gazit – rreth 150 milionë

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është lajmi me i keq që ka marrë Kosova.

Postimi i plotë:

E përjetuam edhe këtë!!!!!!

Lajmi se SHBA-të kanë bllokuar 200 milion dollarë që ishin planifikuar që të investoheshin në Kosovë përmes MCC (50 milion) dhe projektit të gazit – rreth 150 milionë, është lajmi më i keq që ka marrë Kosova 20 vjet e fundit.

Jemi mësuar që lajmet e tilla nga SHBA-të, ti shohim në raport me Korenë e Veriut, Kubën, Kinën, Venezuelën apo Rusinë, por kurrë se kisha menduar dhe besuar që kjo do i ndodh vendit tonë.

Vlera monetare e humb rëndësinë karshi dëmit kolateral që Kosova do ta ketë në imazhin ndërkombëtarë të saj. Harroni njohjet e reja, harrojeni anëtarësimin e Kosovës në organizata ndērkombëtare, izolimin e kemi ne prag.!

Është momenti i fundit që kryeministri Kurti të reflektojë me urgjencë, në të kundërt kjo qeveri humb kuptimin e vet!!.