Fjalë Kyçe

Deputeti i PDK-së kundër martesave mes gjinisë së njëjtë

Deputeti i PDK-së kundër martesave mes gjinisë së njëjtë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka do të votojë kundër Projekt Kodit Civil ku lejohen martesat brenda së njëjtës gjini.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku thotë se kjo, bie ndesh me ideologjinë politike që ai ndjek dhe me bindjet e tij personale.

Posimi i plotë:

Shumë shtete evropiane kanë ruajtur vlerat tradicionale të familjes së shëndoshë, po ashtu edhe vendet e rajonit.

Madje edhe kancelarja Merkel kishte votuar kundër martesave mes gjinisë së njejtë sepse siç e kishte theksuar ajo martesa është mes burrit edhe gruas.

Andaj, edhe unë si përfaqësues i popullit do të votoj kundër Projekt Kodit Civil i cili ju jep hapësirë martesave mes gjinisë së njejtë, për arsye se jam pro familjes dhe se bie ndesh me ideologjinë politike që une ndjek dhe bindjet e mija personale.

Gjithashtu ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë kundër këtij projekt kodi.